”Ne jemi e vetmja alternativë e djathtë”, Bejko në hapjen e fushatës: Berisha të heqë gishtat nga sytë e demokratëve

Pasditen e kësaj të marte, PD-ja zyrtare ka hapur zyrtarisht fushatën për kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, Roland Bejko. ”Roland Bejko, frymëmarrje për Tiranën” do të jetë slogani me të cilin kandidati i PD-së zyrtare do të garojë.

Kandidati Roland Bejko po ashtu iu drejtua Sali Berishës, duke i kërkuar që të heqë gishtat nga sytë e demokratëve. “Jemi këtu për t’u thënë të gjithë miqve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, kjo është shtëpia e tyre dhe jo LSI, e drejtuar nga Ilir Meta”,-deklaroi Bejko.

Po ashtu Bejko theksoi se grupimi në të cilin ai bën pjesë është alternativa e vetme e së djathtës shqiptare. “Besoj fort se ne do të dalim me kokën lart dhe fitues. Unë kam besim te ju, te njerëzit e thjeshtë të Tiranës, se mund ta nxjerrim çirakun Erion Veliaj nga zyra që ka zaptuar”,- shtoi ai.

SHKARKO APP