Në kohën e tërmetit…

KËNGA E VËLLA DIELLIT

O i Larti, i Gjithëpushtetshmi, Zot i Mirë
Tuat janë lavdet, lavdia, nderi dhe çdo bekim.
Vetëm Ty t’kanë hije, o i Larti Zot
emrin Tënd me gojë, askush, s’është i denjë ta thotë.

Qofsh lëvduar, Zoti im, me anë të gjitha krijesave të Tua,
sidomos nëpërmjet zotëri vëlla Diellit,
drita e tij është ditë, e Ti me të na shndritë
Ai është i bukur, rrezatues me shkëlqim plot:
është simboli Yt, o i Larti Zot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qofsh lëvduar, Zoti im, nëpërmjet motër Hënës dhe Yjeve:
të ndritshëm, të çmueshëm, të bukur i ke krijuar në qiell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qofsh lëvduar, Zoti im, nëpërmjet motër Erës,
e nëpërmjet [vëlla] ajrit dhe qiellit me re dhe atij të kthjellët,
e çdo lloj moti,sepse me to krijesat e Tua i mban në jetë.

Qofsh lëvduar, Zoti im, nëpërmjet vëlla Ujit,
që është shumë i dobishëm dhe i thjeshtë, i çmueshëm dhe i dëlirë.

Qofsh lëvduar, Zoti im, nëpërmjet vëlla Zjarrit,
me të cilin natën e ndriçon për ne:
e është i fortë dhe i fuqishëm dhe i bukur plot hare.

Qofsh lëvduar, Zoti im, nëpërmjet motër Tokës – nënës sonë,
që na ushqen e na mban,
e prodhon fryte gjithfarë, bashkë me lule ngjyra-ngjyra dhe bar.

Qofsh lëvduar, Zoti im,
nëpërmjet atyre që falin në emër të dashurisë Sate,
që durojnë sëmundje e mundim’.
Lum ata që i durojnë me qetësi,
sepse, o i Larti Zot, do t’kurorëzohen nga Ti.

Qofsh lëvduar, Zoti im,
nëpërmjet Vdekjes së trupit – motrës sonë,
të cilës njeri i gjallë asnjë s’i shpëton:
Mjerë ata që vdesin në mëkat të rëndë!
Lum ata që do t’i gjejë në t’shejtnueshmin vullnet Tënd,
sepse vdekja e dytë s’do t’u bëjë dëm.

Lëvdojeni e bekojeni Zotin tim, dhe falënderojeni
e shërbeni Atij me të madhe përvujtni.

Nga P. Flavio Cavallini O.F.M.

NË KOHËN E TËRMETIT

Vërtet e bukur! E njihnit?
Është Kantiku i Krijesave i shkruar nga Sh. Françesku i Asizit rreth vitit 1224.

E propozova pikërisht sepse, dua të flasim edhe për tërmetin.
Por do doja që të flisnim në një tjetër mënyrë…
duke gjetur motive shprese aty ku në shikim të parëas që bëhet fjalë.
Tërmeti është bukë e vështirë për t’u përtypur dhe bluajtur,
por duhet ta metabolizojmë e ta shndërrojmë nëushqim
nëse duam të rritemi si njerëz të pjekur.

Jo, mos kini merak,
nuk po ju them se tërmeti është një ndëshkim i Hyjit…
kjo është pikërisht ajo që s’ma bën zemra ta dëgjoj!

Po kërkoj të shpjegohem:

Duke e thjeshtësuar sa s’ka, kujtoj se në gjimnaz,
situatën tonë prej banuesish të planetit tokë, na e shpjeguan
pak a shumë kështu:

Jemi qenie shumë të vogla që ecin mbi argshe shkëmbore,
të cilat pluskojnëmbi një oqean të zjarrtë …

Mjaft drithëruese, do të thoja!!!

Tërmetet, pastaj, janë efekti i energjisë që shpërthen
kur këto argshe ndeshen.

Me një fjalë, s’kemi ç’të bëjmë:
tërmetet kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë
derisa të ekzistojë ky planet i bekuar Tokë!
Madje, gjasa është se janë dukuri të nevojshme për ekuilibrin e vetë planetit.

Mbase ndokujt prej jush tani do t’i lindë dyshimi:
– Po, a nuk do të ishte më mirë një planet pa tërmete?

Çfarë t’ju them? Nuk e di!
Një planet Tokë pa tërmete nuk ka ekzistuar asnjëherë!
Kush e di, mbase mund të jetë edhe më keq.
Një gjë të vetme më duket se kuptoj
dhe është kjo që më lejon të vazhdoj të lundroj i qetë mbi detin e zjarrtë:
planeti Tokë mbi të cilin jetojmë, unë dhe ju, është ai që na ofron kushtet më të mira të jetesës konkrete.
Për aq sa dimë, ky është i vetmi planet në të cilin,
përmes proceseve shumë të gjata,
jeta ka mundur të zhvillohet në format e saj të larmishme …
përfshi jetën tonë prej njerëzish.
E gjitha përreth nesh, në një pafundësi vitesh drite, është vetëm një hapësirë e pamasë shkretëtire me planete dhe trupa të tjerë qiellor që s’kanë të sosur… pa jetë.

Atëherë duhet të mendojmë se po udhëtojmë mbi një makinë difektoze?
Jo, ky është mjeti më i mirë që kemi për udhëtimin tonë në kohë!
… po a thua, nuk është se, pikërisht ne, nuk e kemi kuptuar ende se si drejtohet ky mjet dhe se cilat janë rregullat rrugore?

Tërmetet ekzistojnë … janë rregulli gjeofizik i planetit.
Atëherë, përse vazhdojmë që t’i injorojmë, duke shpresuar që të mos përsëriten më?
… duke shpresuar që të ndodhin në një vend tjetër?
… duke shpresuar që tërmeti i radhës t’i ndodhë një breznie tjetër?
… duke shpresuar që, nëse do të jemi më të mirë dhe do të bëjmë më pak mëkate, nuk do të dëgjojmë të flitet më për tërmete?

Ndëshkim për mëkate – … ah, ju lutem!!! –
mos ta bëjmë Hyjin një qeniesedërmadhe,
i gatshëm që të shtyjë argshe me qenie njerëzore të ndeshen njëra me tjetrën për t’i ndëshkuar!

Sepse, po të ishte kështu, do të duhej të mendonim
– mes të gjithë popujve të tokës, shqiptarët janë më të ngarkuarit me mëkate … të paktën me 26 nëntor të këtij viti
– që në Evropë apo në Ballkan, asnjëri nuk ka bërë mëkate të ngjashme me ato të kryera nga shqiptarët
– se vendi më i keq në Shqipëri është Durrësi e që banorët e tij jepen pas çdo kobësie
– … se ato 51 burra, gra, të moshuar dhe fëmijë që kanë humbur jetën nën gërmadha … e kanë merituar…
… çfaaaarë merituan?! … Joooo!
Çfarë faji gjendej në tre fëmijët e goditur nga vdekja së bashku me nënën e tyre që i kishte sjellë në dritë e që kërkonte t’i mbronte me përqafimin e vet?

Nëse është kështu, Krijuesi, jo vetëm se ka gabuar që ka krijuar planetin me tërmete,
por ka gabuar në gjetjen e fajtorëve për t’i goditur!

E vetmja gjë që kanë merituar ata dhe të gjithë të tjerët, është përdëllimi ynë i plotë,
pasqyrim i zbehtë i përdëllimit të pafund të Atij që ua jep jetën të gjithëve … dhe përgjithmonë … edhe kur merr fund jeta mbi këtë planetin tonë të bukur.

Atëherë, faleminderit Sh. Françesk që e lëvdon të Tejetlartin, të Gjithpushtetshmin dhe të mirin Zot …
e jo vetëm për yjet xixëlluese dhe lulet shumëngjyrëshe,

por edhe për ata që bartin sëmundje dhe mundim
…edhe për atë që pate guximin ta quaje “motër vdekja trupore…”
të cilës askush s’i shpëton, sepse, qoftë shenjtërit qoftë mëkatarët, vdesin,
të pafajshmit bashkë me fajtorët…
për arsyen e vetme se janë njerëz.

Gjykimi i Hyjit dhe ndëshkimi, nëse vallë, vijnë pas vdekjes: jo më parë!

Edhe vdekja, motra e rreptë, na përket.
Edhe ajo ka vend në rendin e gjërave të kësaj bote.
Ta injorosh është budallallëk…
ashtu siç është të mendosh se, pas këtij, nuk do të ketë një tërmet tjetër.

Prandaj, më lejoni t’u shtoj këtyre vargjeve të Sh. Françeskut,
këto fjalë të mia, mbase tepër guximtare:

Lëvduar qofsh, Zoti im, edhe për “vëlla tërmetin”
që në rendin natyror mban ekuilibrat e paqëndrueshëm
të kësaj kore shkëmbore
mbi të cilën i kalojmë ditën tona
… gjithherë shumë ta pakta për të shijuar
mrekullitë e pakufi të dashurisë e të bukurisë me të cilat ti i pasuron.

Ai, me pushtetin e tij të tmerrshëm
na e kujton brishtësinë e gjendjes sonë njerëzore
e, në këtë mënyrë, na shëron nga krenaria
dhe nga çdo delir i gjithpushtetësisë.

Ai na mëson që të jemi vigjilent kundrejt shenjave të forta të natyrës,
duke zbuluar dhe respektuar rregullat e saj,
pa pretenduar që t’i përkulim me çdo kusht sipas rregullave tona.

Mbi të gjitha, Ai na ndalon që t’i përgjumim ndërgjegjet tona,
duke u përshtatur me logjikën miope
që na bën të zgjedhim atë që kushton më pak … e që sjellë më shumë përfitim.
Kështu që bilanci, pra, të jetë një humbje e patolerueshme e jetës,
për të cilën, në fund, me të vërtetë, do të na kërkohet llogari.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?