Në krah të Dumanit dhe SPAK-ut, Ambasada e SHBA-së paralajmëron reagim të David Wisner
I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner do të flasë për ”Zërin e Amerikës” në lidhje zhvillimet e fundit politike. Intervista vjen në një kohë kur SPAK dhe drejtuesi i saj, po sulmohet nga Ilir Meta.
”Ndiqni Zërin e Amerikës sonte në orën 18:00 për një intervistë ekskluzive të të Ngarkuarit me Punë të Shteteve të Bashkuara, David Wisner, me gazetarin Armand Mero. Gjatë intervistës, i Ngarkuari me Punë Wisner do të diskutojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sektorët e drejtësisë, mbrojtjes dhe ekonomisë të Shqipërisë, duke u fokusuar te reforma në drejtësi, NATO, si dhe rritja e tregtisë dhe investimeve”.
Dje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe BE dënoi publikisht sulmet e ish-presidentit Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani dhe nënvizoi se i qëndrojnë krah SPAK.