Në luftë me jetën, mjeku Pëllumb Pipero shtrohet në spital
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero që ndihmoi një popull gjatë pandemisë së Covid-19, ka shfaqur probleme me shëndetin, ndaj edhe është shtruar në urgjencën e QSUT. Ai po merr ndihmën e kolegëve të tij tek neurokirurgjia.
Mësohet se doktori i është nënshtruar një operacioni te spitali privat dhe se tani është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se në periudhën e pandemisë ai u kthye në mjekun simbol, pasi çdo ditë informonte qytetarët për virusin e Covid-19.