
Në orën 18:00, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit që zgjodhi dhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.
Mbledhja e sotme përveç konsituimit pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit.
Dy orë para kësaj mbledhje në selinë blu do zhvillohet edhe mbledhja e Komisionit të Rithemelimit.