”Në pikëpyetje nderi i Këshillit të Europës”, Rama: E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizia
Pas fjalimit që shkaktoi diskutimet e para, kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për gazetarët shqiptarë në Strasburg se nderi i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës është vënë në pyetje. Rama mbajti një fjalim për të kërkuar mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë.
“E vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot nga asnjë lloj hipokrizie dhe sedër prekjeje e askujt. Këtu është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të bërë një pjatë të shijshme”, tha Rama.
Po ashtu i pyetur mbi reagimet që shkaktoi fjalimi i tij, Rama u përgjigj: “Nuk është nderi ynë në pyetje këtu, as i Kosovës. Këtu është nderi i këtij institucioni që duhet vënë në vend”.