Në portin e Durrësit zhvillohet një megaoperacion për drogë. Në pranga 20 persona, punonjës sigurie dhe operatorë

Mëngjesin e kësaj të diele, Policia e Shtetit thotë se 20 persona janë arrestuar nga uniformat blu në Portin e Durrësit. Të gjithë ata janë punonjës nga siguria e portit dhe punonjës te terminalit.

Shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontenieri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka. Mësohet se hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontenierit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Për këtë arsye u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

J. Gj., 26 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. Z., 29 vjeç, S. P., 52 vjeç, A. Q., 31 vjeç, K. D., 49 vjeç, M. D., 47 vjeç, K. L., 34 vjeç, Sh. H., 58 vjeç, A. Xh., 54 vjeç, A. B., 40 vjeç, V. K., 32 vjeç, A. B., 54 vjeç, Gj. D., 39 vjeç, Sh. E., 57 vjeç dhe P. T. 31 vjeç, të gjithë punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu u arrestuan, G. H., 49 vjeç, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durrësit dhe R. B., 27 vjeç, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit: A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane; N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?