Në prani të ministrit Çuçi, ish-shefi i policisë përplaset me mbështetës të opozitës (VIDEO)
Një situatë e rëndë është regjistruar pranë qendrave të votimit në Memaliaj, ku ish-drejtori i Policisë, Arjanit Arapi është përplasur me mbështetës të PD dhe LSI. Sherri ka nisur në prani të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Ish-drejtori i Policisë Arapi është shkarkuar nga detyra për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa është denoncuar disa herë nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së për ndikim në zgjedhje.
Arapi njihet si pjesë e shtabit të PS në zgjedhjet në Gjirokastër.
Lidhur me ngjarjen në fjalë nuk dihet ende shkaku i përplasjes, ndërsa situata po vihet nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH

