NË RRUGËN E RILINDJES SË RRJETIT KOMBËTAR TË QENDRAVE PËR FËMIJË
Dje në çeljen e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijët, e transformuar në një qendër të vërtetë formimi artistik por edhe argëtimi për fëmijët. Këtë mundësi të re që është krijuar në Tiranë për fëmijët që kanë dëshirë të hyjnë në këtë shteg magjik të tingujve, të ngjyrave, të fjalës, ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë të mundur edhe në qytete të tjera. Po ndërtojmë një qendër të madhe dhe shumë moderne fëmijësh në Korçë; Kemi një tjetër projekt në Berat dhe në bashkëpunim me drejtuesit e bashkive të qyteteve të tjera, po e nxisim këtë proces për të pasur një rrjet të tërë kombëtar hapësirash kushtuar ushqimit shpirtëror të fëmijëve dhe mbështetjes së prindërve në mirëedukimin e fëmijeve të tyre.

KOHA JONË SONDAZH

