Në Vlorë Ramës i dhurojnë një buf me sy blu, “Kujt s’ia gjetën vlonjatët” komenton kryeministri
Gjatë vizitës sot në qytetin e Vlorës, Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama mori edhe një dhuratë të veçantë nga vlonjatët.
Rama ndau në rrjetet sociale një foto me një buf me sytë blu.
“Kujt s’ia gjetën vlonjatët. Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama.
Rama ka ironizuar disa herë duke e quajtur “bufi i kënetës”, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kështu bufi i kënetës “personazhi”, alegorik dhe cinik i kryeministrit, ka tejkaluar rrjetet sociale, portalet dhe retorikën parodike politike, duke përfunduar në vepër arti.
Janë vlonjatët, ata që një artisti si Rama, një vepër arti mund të jetë një dhuratë. Një dhuratë paraprake para dhuratës që ai pret, fitoren e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Kështu që bufi i vlonjatëve do të jetë një hajmali për Ramën ndoshta.
AV
KOHA JONË SONDAZH

