Negociatat/ Berisha: Vettingun se bëni dot me Shullazin. Mos i transformoni marrëdheniet me Greqinë si marrëdhëniet e Ramës me Dulen
Ish-kryeminsitri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria nuk do të hapë negociatat me BE-në dhe për këtë përgjegjës bëri kryeminstrin Rama, i cili sipas Berishës, ka tentuar të blejë Europën me zarfe.
“Këshilli i Minsitrave të Jashtëm të BE vendos jo vetëm që të mos hapen negociatat, por as të mos caktojë një datë për raportin tjetër. Piktori dështak, është autor kryesor i këtij bllokimi të procesit jetik të integrimit të vendit, ministrat e jashtëm të 28 vendeve u shprehën se mirëpritën hapin e madh që bëri Shqipëria duke adoptuar në mënyrë unanime amendamentet kushtetuese. Jeni dëshmitarë se çfarë përpjekjesh demoniake bëri piktori juaj dështak për të përjashtuar me çdo kusht opozitën”,- tha Berisha.
“Jam këtu sot për të denoncuar një përpjekje të turpshme të Edi Ramës, në vend që të zbatojë standardet ka menduar të realizojë integrimin duke shpërndarë zarfe. Një nga shkaqet madhore të kësaj përgjigje janë edhe reagim ndaj mendimit të një të sëmuri psiqik, që do të blejë europën. More turpin që të takonte dhe dënove shqiptarët”,- shtoi ai.
Duke iu drejtuar të majtëve me shprehjen “mazhorancë qelbësirash”, Berisha kishte një mesazh edhe për amabasadorët, të cilët sipas tij, duhet t’ju tregojë shqiptarëve që për vettingun kishte një marrëveshje, që mazhoranca nuk iu përmbajt.
“Mazhoranca e qelbësirave donte që Shullazi të bënte vettinugn e atyre që patën guxim ta arrestojnë. Në seancën tjetër i bëra një thirrje ambasadorëve, i bëj sërish thirrje ambasadorëve, tregoni marrëveshjen, se kush e ka shkelur. Ju keni pranuar se ka marrëveshje por këtë duhet t’ja thoni shqiptarëve. Vendi nuk ndihmohet në këtë mënyrë. Ka patur një marrëveshje, po të ishte zbatuar ajo vettingu do kishte filluar të zbatohej”,- tha Berisha.
Duke vijuar akuzat ndaj mazhorancës, ish-kryeminsitri shtoi se “duan të fusin në dorë, të shtrijnë prokurorë e gjykatës tek këmbët e tyre nëpërmjet Alket Hysenit, Sefer Shullazit, pra sic e dini i bllokuan edhe reformën”.
Ish-kryeministri u ndal edhe tek raporti i Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE tha se shkak për mosvendosjen e një date për hapje e negociatave është mospërmbushja e 5 prioriteteve, dhe moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit.
“Çfarë thotë komunikata e Këshillit të Ministrave të jashtëm të vendeve anëtare “Duke rikujtuar konkluzionet e mëparshme, përfshi ato të dhjetorit të 2015, rithekson se zbatimi i gjithanshëm, i qëndrueshëm i 5 prioriteteve duhet të sigurohet përpara se të hapen negociatat me Shqipërinë”.
Pikërisht këtë fshehu Rama para jush. Por nëse vettingun dhe Kushtetutën e falsifikuan në përkthim, këtë herë mori fund mundësia përkthyese e juaja. Ja që nuk i keni plotësuar, dhe zbatuar 5 prioritetet. Po si mund të mashtroni Europën ju. Në të gjitha takimet me ndërkombëtarët në 3 muajt e fundit, i është shtruar çështja e dekriminalizimit. Dhe u ka thënë që unë në grupin tim nuk ka të tillë. Harroi ata që ka, aty, dhe u shfaq para tyre si një gënjeshtar 2-metrosh. Po ja që ata kanë informacione të pafundme, dhe jo nga opozita. Unë ua thashë, por juve ju dogji dhe nuk ju pëlqeu. Po unë po ua them prapë, të gjitha këto që solli këshilli janë raportet e Ministrisë së Brendshme. Për të shpëtuar saje Qorrin, nuk duhet t’i përmendim ato. Disa ministri të brendshme u kanë thënë ministrive të tyre ët jashtme dhe qeverive, numrin e jashtëzakonshëm të azilkërkuesve, krimin shqiptar që po bëhet famoz në vendet e tyre, dhe së treti kanabizimin e vendit. Këto janë të pakapërcyeshme, dhe ndaj ju nuk morët datë siç kërkuat. As nuk morët hapjen siç kërkuat, as raport siç kërkuat. Me Edi Ramën nuk ka negociata. Mesazhi i qartë i Brukselit për shqiptarët ishte18 Qershori, kur të japin votën”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u ndal edhe tek raportet e Shqipërisë me vendet fqinje, duke bërë edhe një batutë se “marrëdhëniet me Greqinë, mos të bëhen si marrëdhëniet e Ramës me Dulen”.
“Me vendet fqinje çdo qeveria ka probleme, çdo vend ka. Por përdoret gjuha demokratike për zgjidhje, dialogu. Po i bëtë siç i bëni ju. Po i transformuat marrëdhëniet me Greqinë, si marrëdhëniet e Ramës me Dulen, e keni bërë atë një hero të helenizmit botërore, që nuk pretendon as vetë të jetë. Ai është grek me origjinë, nuk është shqiptar. Është krenar me origjinën e tij. Atë e keni bërë një hero të helenizmit botëror, çka nuk pretendon as vetë.Lexoni raportin e KiE se çfarë bëni. Çdo gjë duhet të trajtohet me dinjitet dhe seriozitetin më të madh, por jo me megafon.Megafoni nuk i shërben askujt.Në botën demokratike megafoni është një mjet i neveritshëm, vjen nga Lufta e Ftohtë. Ju vazhdoni dhe merrni ndonjë lavdërim poshtë dhe përpjetë, por pastaj lexoni pak këto pika.Janë meritë e Edi Ramës këto.Dhe lexoni raportin për të parë se çfarë po bëni. ”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

