Negociatat, kryediplomati grek: Çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, ka deklaruar se, pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes dy vendeve.

Kotzias është ndalur në konkluzionet e presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ai tha se “dialogu vazhdon, madje ditët e fundit ishte në Athinë zëvendësministrja e jashtme shqiptare, që zhvilloi takime me homologët grekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shefit të diplomacisë greke, konkluzionet janë një “dokument shumë kompleks, që ka të bëjë me perspektivën e Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit”, sqaron Kotzias.

“Këto prioritete përfshijnë promovimin e reformës gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar – veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës-, dhe sigurisht respektimin e minoritetit”, shton ministri i jashtëm grek.

Sipas tij, “i është nënvizuar Shqipërisë nevoja e mbrojtjes së të drejtave minoritare në gjithë territorin dhe jo vetëm në zonat minoritare. Gjithashtu, mbrojtja e të drejtave të minoritetit u ndërlidh për herë të parë direkt dhe me të drejtën mbi pronën”.

Janë dy çështje të rëndësishme, konkludon Kotzias. “Posaçërisht çështja e mbrojtjes së të drejtave minoritare në gjithë territorin e Shqipërisë, që politika e jashtme greke e ka shtruar me një mënyrë të re dhe tashmë është përfshirë në dokumentet e Bashkimit Europian”.

Gjithsesi, shefi i demokracisë greke ka theksuar edhe një herë se Greqia dëshiron që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por ka theksuar se ky anëtarësim duhet bërë me përmbushjen e gjithë kritereve që kanë pasur edhe aspirantët e tjerë dhe që duhet të vlejnë edhe për Shqipërinë.

Greqia ka gjithë dëshirën e mirë dhe kur t’i kërkohet do të përgjigjet”, ka nënvizuar Kotzias.

Bumçi: Nëse plotësojmë kushtet, pas 8 vitesh mund të anëtarësohemi në BE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?