Negociatat me BE, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë për plotësimin e kushteve!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur dritën jeshile të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Basha shprehet në “Twitter” se tani “gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”.

Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

SHKARKO APP