Negociatat me Greqinë, “shpërthen” ish-ambasadori: Shqetësuese kujt ia kemi lënë në dorë diplomacinë
Profesori dhe ish-ambasadori Lisen Bashkurti ishte i ftuar në studion e Rtv Ora News për të komentuar vizitën e e kryeministrit Edi Rama në Athinë.
E shikon shumë të vështirë riaktivizimin e negociatave me Greqinë pas një faze ndërprerje për shkak se koha nuk ka qenë e favorshme për diplomacia shqiptare, ndryshe nga pala greke e cila kohën e ka pasur në favor edhe ekziston mundësia të shtojë kërkesa të tjera. Intervista u dha ne studion e RTV Ora News për gazetarin Leftion Peristeri.
A bëhet më i vështirë bisedimi me Greqinë qeverinë e re?
Lisen Bashkurti: “Ne kemi një sistem të paqëndrueshëm të karrierës diplomatike. Ndryshimet e disahershme të ligjit për shërbimin e jashtëm kanë cënuar në mënyrë të konsiderueshme diplomatët e karrierës, duke sjellë shpesh dhe ndërprerje të dialogut.
Shpesh dosjet shkëputen nga njëra tjetra, nuk ka vazhdimësi. Ardhja e njerëzve me eksperienca të ndryshme pa eksperiencën e duhur në mënyrë, për qëllime nepotike apo politike, klanore lënë pasoja dhe vështirësojnë shumë procesin”
Bashkurti tregon dhe dy rreziqet në diplomaci
Lisen Bashkurti: Rreziku i parë të mblivlerësosh veten. Ne kemi tendencë për ta mbivlerësuar veten. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të jemi realist. Pala greke është konservatore në mënyrën si negociojnë, kanë koherencë shumë të madhe dhe e kanë të konsoliduar shkollën, filozofinë diplomatike. Krahasimisht me të, diplomacia shqiptare është në nivele të tjera, dhe vitet e fundit ka dëmtim të konsiderueshëm. Pak ditë më parë pashë një listë të ambasadorëve të nivelit të lartë të cilët janë akredituar kohët e fundit, apo qëndrojnë prej shumë vitesh dhe është për tu shqetësuar se kujt ia kemi lënë në dorë shërbimin diplomatik dhe diplomacinë në Shqipëri, që është një ndër sfidat më të mëdha.
Koha po tregon që diplomacia është një prej fushave ku ne më së shumti po sfidohemi sidomos në marrëdhëniet me fqinjët, BE apo shteteve anëtarë të vecanta. Po sfidohemi në gjeopolitikate përgjithshme apo marrëdhëniet e vecanta sic është Rusia, Kina, ruajtjen e strategjive, ndryshimeve e prioriteteve. Të gjitha këto kanë të bëjnë me një nuancë më shumë diletantizmi dhe amatorizmi që po rritet më shumë në diplomacinë në Shqipëri.
Leftion Peristeri: Ka një tejzgjatje sa i takon çështjes së detit, a mundet të përfitojë qeveria greke duke shtuar kushtet për të vështirësuar marrëveshjen?
Lisen Bashkurti: Në diplomaci e rëndësishme të ruhet vazhdimësia në negocim sa të vështirë të jenë ato. Ndërprerja rrit mosbesimin skepticizmin, faktorët ndërhyjnë. Ne po përjetojmë një fazë ndërprerjesh negociatash dhe riaktivizimi i negociatave do të jetë shumë i vështirë. Edhe pala greke mund të shtojë kërkesa të tjera. Natyrisht që koha ka qenë shumë e favorshme për ato për tu përgatitur për fazën e dytë të negociimit për marrëveshjen e detit, ndërkohë ne kemi pasur problem edhe brenda politikës së jashtë dhe stafit diplomatik.
Ne kemi dhe probleme institucionale sic është rasti i mungesës së Gjykatës Kushtetuese e cila është një pengesë serioze që ti hapë rrugë këtij procesi sepse në fund të fundit draft marrëveshje edhe nëse rafitikohet mund të apelohet në Gjykatën Kushtetuese.
Duhet që Shqipëria të bëjë gati grupe negociatore të një niveli shumë të lartë të cilat duhet të marrin dosjet dhe të shikojnë vertikalisht historinë e negocimit.
Riaktivizimi duhet të ketë parasysh cfarë është pranuar nga palët, sfidat, problemet për të cilat gjykata e rrëzoi, si do argumentojnë në fazën e dytë. E shikoj shumë të vështirë sepse vërej që nuk ka një përgatitje të qëndrueshme të vazhdueshme nga pala shqiptare, ose janë të heshtur nuk janë transparent me opinionin publik dhe kjo përbën një sfidë tjetër pastaj.