Negociatat/Shtypi huaj: 4 vende janë kundër Shqipërisë

Parisi i mohon Tiranës hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Media franceze “Les Echos”, thotë se Franca po përgatit veton me pretendimin se as vendet kandidate e as Europa nuk janë gati për zgjerimin. Për këtë qëndrim, media thotë se qeveria franceze ka mbështetjen e vendeve si: Holanda, Danimarka dhe Spanja. Një tjetër media shkruan se: ”Franca do të ndalë procesin e zgjerimit në pritje të reformave të mëdha”, shkruan “Eu Observer”, e cila e vë theksin tek frika se Ballkani mund të destabilizohet. ”Përçarja e BE-së, Franca i shpall luftë zgjerimit, ndërsa Macron kërcënon të nxisë një revoltë të madhe”, është titulli i britanikes “Express”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?