Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nën “kthetrat” e koronavirusit! DW: Numri i të infektuarve po rritet, ç’po ndodh me vendet e Ballkanit

Bota E premte, 20 Mars 2020 09:18
Nën “kthetrat” e koronavirusit! DW: Numri i të infektuarve po rritet, ç’po ndodh me vendet e Ballkanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendet e Evropës Juglindore kanë ashpërsuar kontrollet kufitare mes vete. Në shumë vende është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por numri i të infektuarve me COVID-19 po shtohet.

Prej mesnatës (19.3.20) edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend. Ata që futen në Kroaci duhet të shkojnë në karantinë dy javore. Deri tani janë prekur 10.000 persona nga ky vendim për karantinë. Mallrat që kalojnë nëpër Kroaci po kontrollohen rreptë. Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndrësa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar. Blerje masive sheh gjithandej – peshk, miell, artikuj higjenikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Mal të Zi situata deri të enjten është më e mirë se në vendet e tjera të Evropës. Pas rastit të parë të infektimit, më pas edhe dy gra të tjera janë testuar si të infektuara. Autoritetet malazeze kanë reaguar menjëherë dhe i kanë mbyllur kufijtë për të huajt. Të gjithë ata që kthehen në këtë vend duhet të futen në karantinë. Me 18.3.20 në karantinë ka pasur mbi 1.000 persona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tubimet janë ndaluar. Në dyqane, banka dhe barrnatore, madje edhe në tregje dhe varreza duhet të mbash largësinë prej dy metra, në qoftë se shkon. Shkollat, kopshtet, universitetet, hotelet, restornatet, kafenetë… janë mbyllur. Pesë pronarë të bareve që nuk i kanë respektuar këto rregulla janë burgosur menjëherë.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Tani
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 2 orësh

Në Shqipëri mund të dalësh në rrugë pa shoqërim. Prej orës 18 është e ndaluar dalja. Makinat mund të përdoren vetëm në rastet emergjente. Gazetarët kanë të drejtë të lëvizin, por në studio nuk mund të ketë më shumë se dy persona. Personat që kthehen në Shqipëri duhet të futen në izolim dy javor. Ata që rezistojnë mund të dënohen me gjobë deri në 5.000 Euro. Ndërkohë numri i të infektuarve po shtohet. Ka edhe raste të vdekjeve.

Në Greqi gjendja deri të mërkurën ishte alarmante, me 418 të infektuar – 31 më shumë se një ditë më parë. Deri tani kanë vdekur të paktën pesë persona nga virusi Corona. Qeveria ka kërkuar që njerëzit të dalin nga shtëpia vetëm në raste emergjente. Janë ndaluar edhe tubimet e më shumë se 10 personave. Autoritetet greke thonë se aktualisht ka rreth 300 persona në karantinë.

Bullgaria e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të premten e kaluar (13.03.20). Të hapura kanë mbetur vetëm supermarketet, barnatoret dhe pikat e karburanteve. Bullgaria ka ndaluar futjen në këtë vend të shtetasve nga Bangladeshi, Kina, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, India, Italia, Irani, Maledivet, Nepali, Holanda, Irlanda e Veriut, Spanja, Sri Lanka, Koreja e Jugut dhe Zvicra. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në këtë vend duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore.

Personeli mjekësor që po punon me mundim këto ditë do të shpërblehet me nga 500 Euro shtesë në muaj. Vendimi është marrë pas lëshimit të punës nga 85 mjekë dhe sanitete, sepse ata ndjeheshin të rrezikuar nga infektimi.

Rumania ka bërë të ditur të mërkurën (18.3.20) se ka krijuar një „koridor” për shtetasit e vendeve të BE që të kalojnë deri në Hungari dhe të vazhdojnë rrugën. Për një natë nga Rumania në Hungari kanë kaluar 3.000 persona. Ata janë transportuar më pas në vendet e tyre. Edhe Rumania ka mbyllur kufijtë e jashtëm. Fluturimet me Italinë janë ndërprerë një javë më parë. E në Itali jetojnë rreth 1,2 milionë shtetas të Rumanisë.

Me 18.3.20 në Rumani ka pasur 260 persona të infektuar me virusin Corona. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Italia ku edhe më tej shënohet numri rekord i të infektuarve me Corona. Ata që futen në Rumani duhet të shkojnë në karantinë, e të tillë për momentin ka rreth 500.

Edhe Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas regjistrimit të 36 infektimeve dhe një personi të vdekur.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën (18.3.20). Kjo gjendje është në fuqi 30 ditë, por me mundësi zgjatjeje, në rast nevoje. Deri me 18.3.20 në këtë vend ka pasur 36 persona të infektuar, ndërsa 24 janë me origjinë nga vendet e afërta me kufirin e Shqipërisë. Të gjitha ata janë infektuar nga një çift i ardhur nga Italia. Ky rajon është shpallur zonë e krizës dhe po kontrollohet nga policia dhe ushtria. Ministri i Shëndetësisë pret kulmin e infektimeve nga mesi i prillit, kur mund të ketë rreth 2.000 pacientë. Për shkak të rrezikut, Maqedonia e Veriut ka shtyrë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në Kosovë ka pasur të infektuar deri të mërkurën 18.3.20 rreth 20 persona. Por Kosova ende nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ky vend që po përballet me krizë të rëndë politike, pas paralajmërimit të mundësisë së mocionit ndaj qeverisë Kurti, ka mbyllur kufijtë e jashtëm dhe ka ndaluar fluturimet nga aeroporti Adem Jashari. Gati një e treta e shtetasve të Kosovës jetojnë jashtë vendit dhe ata mund të futen në Kosovë vetëm përmes rrugëve tokësore, por do të përballen me karantinë.

Serbia ka shpallur ndalimqarkullimin e njerëzve nga ora 20 prej ditës së mërkurë (18.3.20). Dalja jashtë ndalohet deri në ora pesë të mëngjesit. Momentalisht në këtë vend ka mbi 70 të infektuar, ndërkohë që qeveria planifikon kufizime të tjera në qarkullimin rrugor. Ushtria po kontrollon kufijtë e jashtëm. Zgjedhjet e planifikuara të mbahen me 26 prill janë shtyrë. Prej të martes nuk guxojnë të dalin jashtë personat më të moshuar se 65 vjet.

Ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë janë regjistruar të mërkurën (18.3.20) katër raste të reja infektimesh, që do të thotë se numri i përgjithshëm ka mbërritur në 38. Në këtë vend, ku vendimet merren me shumë mundim, pa problem është shpallur gjendja e katastrofës në gjithë vendin.

Kufijtë e jashtëm po kontrollohen nga ushtria. Ndërsa personat që vijnë nga jashtë duhet të futen në karantinë./DW

Etiketat e lidhura

ballanDWkoronavirusinumrite prekurit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Tani

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 27 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 31 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 45 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.