Nëna e Klodian Rashës: Ia dhashë vetë lekët për cigare, por në 4 të mëngjezit me thanë “ka vdekur”!
E ëma Klodian Rashës i tha sot kryeministrit se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë .
E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .
E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.
Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.
KOHA JONË SONDAZH

