Nënkryetari i PD-së, Paloka: Dhunimi i Kryeredaktorit të ”KJ”, Qamil Xhani është urdhër nga kupola si hakëmarrje
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dënuar shoqërimin dhe dhunimin e Kryeredaktorit të ”Koha Jonë”, Qamil Xhani nga Policia e Shtetit mbrëmjen e së premtes. Paloka thotë se dhunimi është urdhër nga kupola si hakmarrje.
Postimi i plotë
Mbreme u ndalua e me pas u dhunua ne ambjentet e Drejtorise se Policise gazetari i Ora News , Xhoi Malsia. Sot shoqerohet dhe dhunohet kryeredaktori i “Koha Jone”, Qamil Xhani! Kjo nuk mund te jete rastesi.
Kryeredaktori dhe nje gazetar i njohur i dy mediave qe nuk i jane nenshtruar e as nuk jane shitur tek Edvin Rama.
Ky eshte represion i hapu, dhune e urdheruar direkt nga kupola si hakmarrje e nje njeriu primitiv qe e ndjen se i ka ardhur fundi. Cdo gje mbahet shenim e ne fund te vjen fatura per te gjitha Edvin!