Nënkryetarja e PD, Grida Duma: ”Foltorja” tregoi se nuk ka figura me peshë për 6 marsin
Nënkryetarja e PD-së, Grida Dumi thotë se ”Foltorja” me kandidatët e prezantuar ditën e hënë nga Sali Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, tregoi se nuk ka figura konkurruese me peshën e duhur për t’u prezantuar përpara qytetarëve.
”Këto primare nuk kanë asnjë risi. Primaret janë kur 2 apo 3 kandidatë të caktuar bëjnë një debat mes tyre. Nuk është risi për të votuar 1 nga 3 kandidatët që ke paraqitur. Unë e dija kush do dilte nga emrat e zgjedhur.
Është e shëmtuar që në politikën shqiptare vijon hipokrizia e madhe. Kur kandidatët e Foltores nisën të bëjnë fushatën para se të zgjidhen apo përzgjidhen. Unë dija kush do dilte në Shkodër. Unë e dija kush do dilte në Durrës. Grupi i Rithemelimit, se nuk e di dhe si e kanë quajtur veten ekzaktësisht pasi është njëherë Foltorja, njëherë Rithemelimi, njëherë Shtëpia janë njerëz të PD.
Ata e dinë se kur anëtarësia është tek 600 veta thonë morën pjesë 300. E gjithë Foltorja ka treguar se nuk ka ditur të tregojë se ka figura konkurruese. Të gjithë ata kanë punuar për PD, por peshën për të qenë kandidatë nuk e kanë”, tha Duma për ”A2cnn”.