Nënshkruhet marrëveshja me Italinë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore (Pamjet)

Shqipëria dhe Italia nënshkruan paraditen e sotme marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ka qenë ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani të cilët kanë nënshkruar.

Moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali. 15 vite përpjekje, mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuuar për këtë moment. Mirënjohje ministrit Tajani për kontributin personal”, u shpreh Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?