Neritan Sejamini: Samiti për Ukrainën, një ngjarje shumë e mirë. Fakti që zhvillohet në Tiranë është zhvillim për ne

Neritan Sejamini e konsideron pozitiv, Samitin e zhvilluar në Tiranë për Ukrainën.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se ky Samit i bën mirë imazhit të vendit dhe ky është një zhvillim.

“Për ne zoti Rama është kryeministri dhe ne përjetojmë qeverisjen e tij, flasim për korrupsionin, kapjen e shtetit dhe befas sheh një Samit dhe duket sikur po thamë diçka pozitive do të biem ndesh me veten tonë.

Po është gjë e mirë. Po ta shohësh pak më thellë, Shqipëria ka marrë njëfarë roli. Këto janë takime, zhvillohen kudo, por ja që po zhvillohen edhe në Tiranë dhe kjo nuk ka ndodhur më parë. Ky është një zhvillim.

Ky Samit i ka shërbyer Ramës edhe për një gjë tjetër. Një nga shqetësimet është marrëdhënia Serbi-Rusi dhe në Tiranë, Vuçiç doli në krah të Zelensky.

Ukraina ka nevojë për armatime serioze, por lufta është bërë edhe me armatime më pak të sofistikuara. Greqia dhe Serbia ka çuar armatime. Edhe Ukraina përfiton.

Edhe në këtë Samit, janë dhënë ndihma ushtarake për Ukrainën, të cilat janë shumë të nevojshme”, tha Sejamini.

SHKARKO APP