Nëse qytetarët dalin kundër ”Open Balkan”? Rama: Nuk do të heqim dorë

Kryeministri Edi Rama i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”Open”, i pyetur nëse qytetarët përmes plaftormës së Këshillit Kombëtar, dalin kundër një çështje të caktuar, më konkretisht “Open Balkan”, tha se nuk do të heqin dorë, por do të japin më shumë shpjegime se çfarë është.

”Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje. Politika nuk ka lindur që të jetë spektakël si Big Brotheri që të zihen njerëzit për brava”.

SHKARKO APP