Nesër hapet gara për shefin e FBI-së shqiptare

Të martën pritet që të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Një grup me drejtues kreun e SPAK-ut, Arben Kraja që do të zgjedhin shefin e BKH-së. Ligji për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, pasuria, integriteti, arsimimi, sjellja në të shkuarën, por edhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve. BKH do të ketë në përbërje 60 hetues.

Byroja dhe kompetencat

Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, e cila do të hetojë nën juridiksionin dhe për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Byroja bën hetimin dhe përgatit dosjet e Prokurorinë e Posaçme. Kjo e fundit ia referon dosjet Gjykatës Speciale. Pra të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët, të dyshuar për çdo vepër penale, do të hetohet nga Byroja e Hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtet për t’u bërë kandidat

Swiss Digital Mobile Reklama

Është shtetas shqiptar.

Ka arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë së Hetimit.

Ka një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë.

Testi me 7 faza për t’u bërë hetues

Plotësimi i një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

Një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;

Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;

Një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë;

Një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;

Një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale;

Të ketë dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit dhe atij të riemërimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?