Nesër koncerti te ”Air Albania”, Ermal Meta krah Veliajt: Nder i madh

Ka mbërritur në Tiranë këngëtari i mirënjohur Ermal Meta, i cili karrierën muzikore e ndërtoi në Itali, por tashmë është artist ndërkombëtar. Në krah të kryetarit Erion Veliaj, artisiti po tregon në konferencën për shtyp se çfarë pritet të ndodh nesër në koncertin që do të mbahet në stadiumin ”Air Albania”. Ai tha se do t’i shkrijë të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të është hera e parë që do të bëjë një koncert në stadium.

“Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë”.

Ermal Meta do të këndojë nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku koncerti pritet të fillojë pasdite në orën 19:00. Ai do të këndojë edhe në shqip për publikun që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë si më të veçantin.

SHKARKO APP