Nesër në Gjenevë të Zvicrës për të protestuar për vendimin e UEFA-s-. Mblidhuni shqiptarë kudo që jeni !

Heshtja mediatike pas ortekut të parë të krijon idenë se vendimi i UEFA-s lidhur me incidentet e ndodhura në takimin Serbi-Shqipëri është mëse i drejtë. Kanë kaluar 7 ditë nga dhënia e vendimit të Qeverisë Europiane të Futbollit lidhur me takimin Serbi-Shqipëri të luajtur në Beograd më 14 tetor, dhe UEFA ende nuk ka zbardhur argumentat e saj mbi vendimin që ajo mori një javë më parë. Shqipëria dhe Serbia u dënuan njëlloj për incidentet që shkaktuan ndëprerjen e takimit, ku përfaqësuesja jonë u shoqërua nga një dhunë psiko-fizike përgjatë 40-minutave të luajtura në Beograd, sërish UEFA me vendimin e saj barazoi dhunuesin me viktimën. Nuk ka ma turp ! Racizëm dhe dashakeqësi pikërisht nga ata që duhet ta luftojnë, pra një UEFA e korruptuar dhe naziskine në këtë rast. Na shanë. na rrahën fizikisht kur duhej të na mbronin, na fyen, goditën, na bënë që nuk mund ti shkonte mendja njeriu. Dhe në fund UEFA na vrau!

Kjo shkaktoi jo pak indinjatë në palën shqiptare dhe për çudi edhe tek pala serbe, që edhe pse organizatore e takimit kërkoi të dilte e pa prekur nga dënimet që UEFdha si për ekipin vendas, ashtu edhe atë udhëtues. Kujtojmë se UEFA dënoi Shqipërinë me 100 mijë euro gjobë dhe humbjen e takimit 3-0 për shkak se, sipas qeverisë europiane të futbollit, kuqezinjtë braktisën takimin, ndërsa skuadra e Serbisë u dënua me 100 mijë euro gjobë, zbritjen e tre pikëve nga klasifikimi dhe zhvillimin e dy takimeve në shtëpi pa tifozë.  Ky vendim dëshmon se UEFA pa një film nga fundi në fillim dhe jo nga fillimi në fund. UEFA nuk deshi apo nuk pa se shqiptarët u dhunuan që në momentin që zbritën në Beograd. U vërshëllyen dhe ofenduan përgjatë gjithë lojës dhe në minutën e 41’ u dhunuan edhe fizikisht nga tifozët e policët serbë dhe ky ishte shkaku i vetëm i përfundimit të takimit para kohe. Mishel Platini, Presidenti i UEFA-s a do të dilte më në fushën e lojës nëse do të ishte vetë në këtë ndeshje apo do strukej nëpër qoshet e banjos?!

Prandaj, që prej asaj dite shqiptarët kanë nisur një lumë protestash në rrjetet sociale, por edhe në kryeqendrat e vendeve të zhvilluara europiane dhe të kontinentit amerikan, duke dëshmuar një sensibilizim lidhur me kauzën që bëri shqiptarët anembanë botës të ndihen krenar për ngjyrat e flamurit të tyre. Njëkohësisht nisi një “gjueti shtrigash” për të gjetur heroin që pilotoi dronin me flamurin shqiptarë mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, autorësinë e të cilit shumëkush e pretendon.  Vendimi i UEFA-s i dha një fytyrë tjetër këtyre protestave. Kjo, pasi në kurrizin e shqiptarit, veç dhunës së tifozëve serbë u shtuan dhe shenjat e dhunës së Michel Platini (Kreut të UEFA-s) me shokë.

Kjo shuplakë e drejtuesve të futbollit europian i bëri edhe më të ndjeshëm shqiptarët. Ata nisën një sërë akuzash në rrjetet sociale dhe në veçanti në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook, në seksionin e komenteve tek vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku mbi 175 mijë shqiptarë komentonin dhe akuzonin Federatën Europiane të Futbollit, se përmes vendimit të saj i ka thënë “po” rracizmit, huliganizmit dhe dhunës në sport, duke detyruar administratorët e kësaj faqe të heqin postimin në fjalë.

Pikërisht duke nisur nga kjo arritje në dukje e vogël, shqiptarët janë të motivuar edhe më shumë për të vijuar demostrimin e  pakënaqësive të tyre. Një gjetje mjaft origjinale ishte protesta e zhvilluar në Finland, ku në qytetin e Helsinkit një ditë më parë zbriti Michel Platini për të zhvilluar një konferencë. Qindra shqiptarë që jetojnë atje u mbledhën pranë hotelit ku po zhvillohej konferenca dhe me parulla të ndryshme e flamurin shqiptarë në krye, dëshmuan tërbimin e tyre karshi vendimit të marrë nga UEFA. Po ashtu një lajm i ngjashëm vjen nga shqiptarët që jetojnë në ishullin britanik. Mësohet se me qindra shqiptarë janë mbledhur sot pranë zyrave të komisionit Europian në Londër për të shprehur edhe ata indinjatën e tyre për vendimin. Të dielën do të organizohet një tubim tjetër paqësor pranë zyrave të UEFA-s në Gjenevë të Zvicrës ku pritet të mblidhen bashkëatdhetarët tanë nga e gjithë Europa.

“Gur gur bëhet mur”, thotë një shprehje popullore e cila sot më shumë se kurrë gjen hapësirë në realitetin që po jetojmë. Fillimisht shqiptarët murin e krijuan në rrjetet sociale duke shtyrë UEFA-n të heq dorë nga postimi i saj. Bazat e murit po ngrihen në disa kryeqendra të Europës, të cilat gjithashtu kanë ndikuar që UEFA të vonojë argumentimin e saj për vendimin. Prandaj me një logjikë të ftohtë e jo romantike arrijmë në përfundimin se vijimi i këtyre “protestave”, por dhe presionit mediatik do të sillte ndryshim të qendrimit të UEFA-s në komisionin e apelit. Këto demostrime duhet të jenë paqësore, civile dhe mbi të gjitha duhet të dëshmojnë kulturën autoktone të shqiptarëve. Të gjithë veç flamurit kuqezi, në duar duhet të kemi edhe foto të dhunës që shqiptarëve i’u rezervua si mikpritje në Beograd, serenatën që shoqëroi shqiptarët përgjatë gjithë kohës që u luajt futboll “vritni, prejini, zhdukni shqiptarët”, si dhe t’i tregojmë botës se vendi ynë nuk është pro dhunës, por pro paqes. Vetëm kështu do të fitojmë drejtësinë e munguar.

Nesër, pra, para zyrave të UEFA-s në Gjenevë të Zvicrës ! Të mblidhemi nesër!

SHKARKO APP