“Nesër nxjerrim provat”, Tabaku: Largimi i Qatos, pjesë e luftës së brendshme
Partia Demokratike ka reaguar me ish-deputeten e saj Jorida Tabaku lidhur me doreheqjen e Sonila Qatos nga kreu i ARRSH-se.
“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!
Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!
KOHA JONË SONDAZH

