Nesër protesta para selisë së PD, Këlliçi-demokratëve: Hyni pa trokitur

Nesër në orën 12:00 nis protesta Kombëtare, e dyta e thirrur nga Sali Berisha, këtë herë për largimin e Lulzim Bashës nga selia blu.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi porosit demokratët që të futen pa trokitur, pasi është shtëpia e tyre. Kurse për Lulzim Bashën, ai thotë se po fshihet dhe izolohet nga demokratët, duke fortifikuar selinë me dyer të blinduara.

“Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme. Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur”, shkruan Këlliçi.

SHKARKO APP