Never Enver/Basha: 20 shkurti dita e forcës. Ta bëjnë Shqipërinë si Europa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, ka dhënë një mesazh për 20 Shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Basha shkruan se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, pasi sipas tij çdo shqiptar 29 vjet më parë edhe sot ka ende një qëllim për të bërë Shqipërinë si Europa.

”20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajës dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP