Nga Basha te Ristani, Kryesia e PD kalon në “votëbesim” nga anëtarësia, zbulohet e-maili i Komisionit që përcaktoi qytetet

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka vendosur që edhe Kryesia e Partisë Demokratike, një nga organet më të larta të saj, të kalojë e gjitha nën votëbesimin e anëtarësisë. Anëtarëve të kryesisë u ka mbërritur një email që përcakton edhe degën se ku do të votohen nga anëtarësia e PD.

Nga 28 anëtarët e Kryesisë nga procesi do të jenë të përjashtuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, dy nënkryetarët Paloka e Spaho dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Nga procesi i votimit janë përjashtuar edhe 3 anëtarët e Kryesisë, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, si dhe Drejtori i Fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj.

Të tre funksionarët janë përfshirë drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që pas mbledhjes së kryesisë së 25 qershorit. 15 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike do të votëbesohen në kryeqytet të shpërndarë në të gjithë degët e Tiranës.

Një vendimmarrje e dytë do të përcaktojë nëse pas votëbesimit nga anëtarësia, anëtarët e kryesisë do të kandidojnë për një mandat deputeti në zonat ku janë përcaktuar aktualisht apo do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit.

Lulzim Basha- Kryetar

Edi Paloka -Nënkryetar

Edmond Spaho- Nënkryetar

Gazment Bardhi- Sekretar i Përgjithshëm

Dhurata Cupi-Dega Mat, Qarku Dibër

Endri Hasa-Dega Elbasan, Qarku Elbasan

Enkelejd Alibeaj-Dega Mallakastër, Qarku Fier

Enno Bozdo-Dega 1, Qarku Tiranë

Fatbardh Kadilli-Dega 6, Qarku Tiranë

Flamur Noka- Qarku Tiranë

Florjon Mima-Qarku Durrës

Grida Duma- Qarku Tiranë

Izmira Ulqinaku-Dega Shkodër

Jamarber Malltezi-Qarku Tiranë

Jorida Tabaku-Dega 8, Qarku Tiranë

Kreshnik Çollaku- Dega Mat, Qarku Dibër

Oerd Bylykbashi-Dega Durrës, Qarku Durrës

Orjola Pampuri-Qarku Tiranë

Tomorr Alizoti-Dega 8, Qarku Tiranë

Çlirim Gjata-Dega 3, Qarku Tiranë

Sahit Dollapi-(Pjesë e procesit të Vlerësimit të Kandidatëve)

Ivi Kaso-Dega 2, Qarku Tiranë

Ervin Minarolli-(Pjesë e procesit të Vlerësimit të Kandidatëve)

Alfred Rushaj-(Drejtor I Fushatës)

Albana Vokshi-Dega 7, Qarku Tiranë

Belind Këlliçi-Dega 10, Qarku Tiranë

Ina Zhupa-Dega 6, Qarku Tiranë

Arben Kashahu- Qarku Tiranë

Arben Ristani-Dega 9, Qarku Tiranë

Por për të shmangur pakënaqësitë që do të dëmtonin procesin dhe për të mos sjellë përçarje mes demokratëve, anëtarëve të kryesisë i është kërkuar të plotësojnë një deklaratë personale njësoj si çdo kandidat që është kualifikuar nga komisioni. Deklarata përfshin zotime për të mbështetur Partinë Demokratike edhe në rast të skualifikimit nga gara, mos përfshirje në retorikë përçarëse, mospërfshirje në veprime apo komente që dëmtojnë kandidatët e tjerë në garë.

Në 11 tetor, me votëbesimin e kandidatëve për deputetë në Tiranë, Partia Demokratike do të përmbyllë procesin e votëbesimit të kandidatëve nga anëtarësia dhe do të jetë kryesia e më pas Këshilli Kombëtar ata që do të përcaktojnë listën finale të kandidatëve për deputetë./abcnews.al

SHKARKO APP