Nga burgu, Fredi Beleri, drejt parlamentit Europian!

Sot u mbyllen votimet për parlamentin Europian. Në Francë dhe Gjermani kanë humbur partitë në pushtet. Presidenti francez shpërndau sonte parlamentit pas humbjes.

Ndërkohë në Greqi sipas mediave të huaja, konkretisht, Demokracia e Re përllogaritet të ketë marrë mbi 28.6 % dhe pritet të zgjedhë 7 eurodeputetë.

Përtej fitores së Neo Demokracia, nga numërimi i rreth 50 % të votave deri më tani rezulton se nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e Nea demokracia kryesohet nga gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473).

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima.

Mediat greke e shpallin fitues Fredi Belerin.

Nga qelia e burgut në Tiranë ai do të shkojë deputet në parlamentin Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?