Nga kjo e premte, kryeministri Edi Rama nis një tur në mbarë vendin

Për projektbuxhetin e 2024, kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit. Ndalesa e parë besohet se do të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.

Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të projektbuxhetit 2024. Rama i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.

Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën.

SHKARKO APP