Italia mbyll kufirin me Shqipërinë! Nuk ka më asnjë vizitë turistike, lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Italisë për arsye turistike si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë italiane Roberto Speranza firmosi urdhëresën me masat e reja, ku sipas saj, Shqipëria është vendosur në zonën E të kufizimeve, nga zona D që ishte më parë.

Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore, urgjence apo ata të cilët janë rezidentë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët duhet të paraqesin një test negative të koronavirusit që është bërë brenda 72 orëve të fundit, karantinim për 10 ditë dhe një test tjetër pas karantinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim i autoriteteve italiane do të jetë në fuqi deri në 15 dhjetor të këtij viti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?