Nga përplasjet te federata e djathtë, Agron Gjekmarkaj tregon si del PD nga kriza
Agron Gjekmarkaj, si zgjidhje për daljen e opozitës nga kriza sheh krijimin e një federate te djathtë.
I ftuar këtë të hënë në “Top Story”, demokrati tregoi si mund të krijohen fraksionet në PD, në mënyrë që secili të ketë autonominë e vetë.
“Sot PD duhet të jetë me shumë flukse, të jetë me një apo dy fraksione brenda federatës të PD. Para dy javësh mendoja se edhe Basha mund të ishte, por shoh që kjo është shumë e vështirë. Mbetet një bërthamë dem që nuk është e vogël dhe qytetarësh që duan opozitë.
Unë jam për një fraksion të fortë, ku secili të ruajë autonominë e vet. Unë ende nuk e di ku do të marr pjesë. Duket sikur një ditë gjërat afrohen, pastaj ndodh diçka”.
Ndërkohë, Gjekmarkaj këmbëngul se ndalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte politik. Sipas tij, reformimi i të djathtës do të jetë më i vështirë, për shkak se kreu ndodhet në arrest shtëpie.
“Unë kam besim që ende ka njerëz me logjikë. Nuk ka më nevojë t’i bëj thirrje askujt. Berisha është i izoluar. Masa ndaj tij ishte politike. Kur u shkel kushtetuta për një deputet, imagjino për të tjerët… në çdo rast është arrestim politik, sepse është shefi i opozitës”./TCH/