Nga Prof. Gjokë Uldedaj: Biznesi dhe kriza e rrezikshme e likujditetit!

Nga Prof. Gjokë Uldedaj

(shkruar posaçërisht për KOHA JONE)

Ekonomia botërore është zhytur në krizë dhe po përballet me kolaps ekonomik, duke reflektuar ndryshime të thella dhe dramatike të pa përjetuar më parë. Nga parashikimet e FMN, vetëm në muajin prill do të kemi një rënie me -3% të PBB, ndërsa krahasuar me muajin Janar 2020,  dotë kemi një rënie me – 6.3% të PBB. Referuar këtyre shifrave zyrtare të bëra publike, kemi të bëjmë me një krizë të thellë ekonomike që është e shoqëruar  edhe me pasiguri thelbësore për pritshmërit në të ardhmen.

Është fakt se qeverit e pothuajse të gjitha vendeve kanë ofruar mbështetje të jashtëzakonshme, për individët dhe bizneset, duke i konsideruar si masa thelbësore mbrojtëse  në kushtet e këtij recesioni që vlerësohet si më i vështiri.

Për herë të parë bota po ballafaqohet me një bashkëveprim komplekse të një krize globale, si në aspektin shëndetësore ashtu dhe në aspektin ekonomik e financiar. Kjo është një krizë e thellë me përmasa globale, duke mos kurësyer asnjë vend të botës dhe duke futur në recesion  njëheresh si vendet e zhvilluar ashtu dhe vendet në zhvillim. Ky recession i thellë, që po vlerësohet në përmasat e një depresioni, po ndjehet më shumë në vendet me ekonomit e dobëta, të cilat janë të detyruara të përballen me shumë sfida shtesë sic janë: tkurrjet e forta në flukset e kapitalit; presionet e rriskut global; presionet e valutave; sistemet e dobëta shëndetësore; nivelet e larta të borxhit publik; hapësirat e kufizuara financiare e fiskale, për të siguruar likujditete dhe mbështetje për bizneset; etj.

Ekonomia shqipëtare i takon pikrisht kategorisë së mësipërme, ku kriza ekonomike ka mbërthyer fort pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Nga parashikimet vlerësohet se do të kemi një tkurrje të fort ekonomike me më shumë se  -5% të PBB. Është kjo arsyeja e kërkesës së unifikuar të aktorëve dhe faktorët ekonomik të vendit, për një rishikim total të buxhetit, si një domsdoshmëri urgjente, me qëllim që tëreduktohen disa investime e shpenzime publike dhe të injektohen sa më shumë likujditete në ekonomi dhe kryesisht në ato sector që janë më të prekur nga kriza.

Qeveria nuk duhet të lejojë që të përballemi me ulje të theksuar të kërkesës, vecanërisht për mallra dhe shërbime të domosdoshme dhe kryesisht të atyre me origjinë shqiptare. Efektet negative të një ekonomie pasive  dhe mungesa e stimulimit të kërkesës janë me shumë pasoja, pasi vetëm një muaj pasivitet i ekonomisë është e barasvlefshme me rreth 1 miliard euro, më pakë vlerë e re e krijuar.

Përball kësaj sistuate, duhet inkurajuar qeveria që të marrë më shumë hua, për të inkurajuar konsumin si publik ashtu dhe privat. Qeveria nuk duhet të vonojë ndërhyrjen, kur dihet se recesioni ka prirje të thellohet më shumë nga mungesa e likujditeteve për të blerë atë që është prodhuar, se sa nga pamundësia për të prodhuar mallra dhe shërbime.

Është me rëndësi të vlerësohet fakti se ndërsa ekonomia reale është pothuajse e ndalur, detyrimet financiare janë në veprim, duke bërë që biznesi të përballet me mungesë likujditeti që do të cojë në pamundësi, për të paguar në kohë detyrimet financiare si janë kostot fikse dhe gjysëm fikse, kredit, taksat, etj, duke reflektuar një ndikim të drejtpërdrejt në ekonomi.

Është momenti i duhur që të tërhiqet mendimi i ekspertëve të ekonomisë, që jo vetëm të reagojmë ndaj krizës, por edhe të reflektojmë  ndaj politikave ekonomike dhe strategjive të ndjekura deri sot. Kriza që po kalojmë më shumë se asnjëher tjetër më parë, kërkon solidaritet mendimi dhe përpjekje të përbashkëta të qeverisë me të gjitha grupet e interest. Është e me pasoja mungesa e dialogut të qeverisë me biznesin në vendimarrjet e deritanishme me dy paketat ekonomike të miratuara.

Në kushtet kur aktivitet ekonomike do të vazhdojë të jenë të mbyllura është me rëndësi që qeveria të jetë në kohë dhe me e fokusuar në politikat fiskale, monetare dhe financiare, të cilat deri tani kanë qenë gjysmake dhe të pa konsultuara. Kjo dikton një rikonceptim të  paketave ekonomike të miratuara dhe atyre që do miratohen, duke përfshirë garancitë e kredive, lehtësirat e likuiditetit, sigurimin e zgjeruar të papunësisë, përfitimet e zgjeruara dhe përjashtimin e lehtësimin e taksave për biznesin, pasi këto masa janë  shpëtimi jo vetëm për familjet, por edhe për bizneset që motorrët e ekonomisë të mos ndalen.

Qeveria nuk duhet të kursej energji në këto momente të vështira, duhet të rishikojë buxhetin dhe të mos jetë nostalgjike për projektet problematike të nisura, duke i ngarkuar barrën e krizes bizneseve. Nëse janë bërë kështu llogarit, janë llogari pa krye e pa bisht, prandaj duhet mendim i kualifikuar ekonomik që vendi të mos përballet me një krizë të rrezikshme likujditeti me pasoja të pariparueshme.  Kjo për faktin se deri tani qeveria ka dhënë shumë pak dhe aspak për biznesin, duke e fokusuar mbështetjen vetëm në aspektin shëndetësor dhe sociale  dhe duke lënë bizneset në rrjedhje të lirë, që shumë shpejt do të kthehen në zemrën e lëngimit të ekonomisë shqiptare.

Kjo edhe për faktin se rritje shtesë e papunësisë së deklaruar nga sektori privat me 45%                   (240 000 punonjës), që i shtohet nivelit ekzistues të papunësisë, do të cënojë direkt nivelin e kërkesës, duke dhënë efekt të drejtpërdrejt në ulje të PBB, që me këto ritme mund të shkojë deri në 30%. Parashikimet janë të frikshme, po të  marrim parasysh faktin se ekonomia jonë është e qeverisur keq dhe e rënditur pothuajse e fundit në rajon dhe në europë, duke paraqitur një elasticitet shumë të ulët, përball vështirësive që po prodhon kriza ekonomike.

Përvec shterrimit të burimeve të veta dhe thellimit të borxhit publik, qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje bashkëpunuese me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë për detyrë për të mbështetur shpenzimet e nevojshme dhe për të siguruar financime, grante dhe lehtësim të borxhit. Këto përpjekja bashkëpunuese janë shumë të nevojshme për të siguruar sa më parë riekuilibërin ekonomik, pasi nëse kriza do të vazhdojë deri në gjysmën e dytë të këtij viti, do të ballafaqohemi me përkeqësime të rrezikshme të situatës financiare në vend.

 

 

SHKARKO APP