Nga sloganin “Me ne në BE, me ata në kënetë?”, detaje nga takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë

Për 7 orë kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politik të PS në qarqe. Aty është folur për gjithçka, duke nisur nga investimet te prioritetet dhe qasja e socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë.

Rama dhe drejtuesit politik të PS do të jenë të pranishëm në takimet me diasporën për të kërkuar votën. Raportimi i ministrave në takimin e djeshëm dhe të sotëm ka qenë për atë çfarë do të premtojnë gjatë fushatës.

Retorika politike e PS në këto zgjedhje pritet të ndërtohet rreth fjalisë: “Me ne në BE, me ata në kënetë?”. Integrimi në Bashkimin Europian është karta kryesore që PS do të luajë për të arritur objektivat në këtë fushatë.

SHKARKO APP