Ngërçi me Këshillin e Emërimeve, Nishani takon sot krerët e grupeve
Një ditë pas takimit me konstitucionalistë, ekspertë ligjorë dhe akademikë lidhur me procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë, kreu i Shtetit Bujar Nishani do të zhvillojë sot takim me krerë e grupeve parlamentare.
Presidenti ka garantuar për një veprim të kreut të shtetit ne respekt të Kushtetutës, ndërsa mendon se ndodhet përballë një kontradikte kushtuese pasi i duhet të hedhë short për anëtarët e këtij Këshilli, bazuar në një ligj që nuk është miratuar ende.
Konstitucionalistët thanë se kishin dhënë sugjerimet e tyre lidhur procedurën që duhet zgjdhur për këto emërime.
KOHA JONË SONDAZH

