Ngërçi për Vetingun, pas Bashës, Lu takim me Metën

Me rikthimin e aktivitetit parlamentar në vend, rikthehet dhe vëmendja e ndërkombëtarëve për të dhënë direktivat e tyre ndaj klasës politike shqiptare sa i përket cëcshtje të rëndësishme të vendit.

Kur kanë mbetyur vetëm pak orë nga mbajtja e seancës së jashtëzakonshme parlamentare të Kuvendit,e cila është thirrur për të miratuar draftin e ekspertëve ndërkombëtarë që ka të bëjë me procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, kur prej 30 minutash po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ambasadori amerikan është parë të futet në selinë e PD-së rreth orës 11:00, kur ka qëndruar për më shumë se një orë, ndërkaq besohet se temë e këtij takimi mbetet arritja e një dakortësie mes palëve për draftin e veitingut. Ndërkohë, rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ambasadori Lu pritet të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligji i ri “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” pritet të miratohet nesër, më 30 gusht në Parlament, mesa duket edhe pa votat e PD-së, pasi demokratët e kundërshtojnë me forcë projektligjin që u miratua pa konsensusin e e tyre në mbledhjen e fundit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, një draft ky që në gjykimin e selisë blu është antikushtetues.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?