Ngjarja në Rinas, Berisha: Grabitje e stilit terrorist

Nga foltorja e kuvendit fjalën e ka marrë ish-kryeministri Berisha, i cili ka reaguar për ngjarjen në Rinas, e që e konsideroi si një akt të pastër terrorist. Në fjalën e tij, Sali Berisha akuzoi qeverinë, ku sipas tij ajo hoqi përgjegjësinë për këtë ngjarje. Ai më tej ka shtuar se: “Kreu i juaj është kapo i meduzës së krimit të organizuar. Pse ndodh çdo javë një apo dy ngjarje të krimit sepse kreu juaj e ka shndërruar Shqipërinë në protektoratin e krimit. Vrasësit ndihen zotër të territorit të këtij vendi”.

Screenshot_1-20

Berisha nënvizoi se kjo ka ardhur pasi në aeroport, punon avokati i Kryemistrit Rama dhe ndaj qeveria ka heshtur.”Për 12 minuta banda e armatosur pushtoi pistën e avionëve, pistën në të cilin ishin disa avionë. Kreu krimin e shëmtuar dhe u largua pa u future fera në këmbë. Çfarë mësuan shqiptaret nga ju? Shqiptarët mësuan se s’kemi asnjë përgjegjësi për aeroportin. Por nëse ka një pikë me nervlagjike siguria kombëtare, ky është aeroporti, pastaj janë portet dhe pastaj territoret e tjera dhe ju menjëherë latë duart. Nuk kemi përgjegjësi ne por ka përgjegjësi kompania e avokatit të kreut tuaj”,- u shpreh ish-kryeministri gjatë fjalës në kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

12: 24 /Debat për Rinasin; Ndreu: Mos sulmoni Policinë e Shtetit. Boçi: Megaskandal

Swiss Digital Mobile Reklama

Siguria në Rinas ka zbarkuar në kuvend, ku njëri pas tjetrin, deputetët shprehen në lidhje me këtë çështje. Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, nënvizoi se grabitja në Rinas është një çështje që prek sigurinë dhe se nuk duhet të ndodhte. Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, ai u bëri apel të gjithë kolegëve të tij që mos sulmojnë policinë e shtetit. “Nëse e gjykojmë për nga koha, vendi dhe mekanizmi i ngjarjes është e natyrshme që secili bie dakord se ajo është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ndodhte”, u shpreh Ndreu.

pjerin-ndreu

Nderu është kujdesur që të theksojë se ajo që ndodhi nuk i bën aspak mirë imazhit të rendit dhe sigurisë. “Por kjo nuk do të thotë që ne si parlamentarë të flasim pa asnjë lidhje dhe të ngremë akuza që nuk kanë asgjë të përbashkët me ngjarjen, fajtorët e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj. Unë përsëris dhe i komplimentoj disa kolegë të mi që nuk kanë asnjë ditë marrëdhënie me policinë, nuk kanë kulturën të gjykojnë policinë, por kanë marrë përsipër të japin opinione mbi policinë. Politika jonë duhet të ndërgjegjësohet se ka kusure të rënda në organizimin e policisë së shtetit. Ka vite që policia e shtetit është në tutelën e politikës dhe kjo është një problematikë që e kanë mbytur policinë. Kolegë mos anatemojnë policinë sepse është e vetmja strukturë që ka  prodhuar të mira në këtë shtet”, tha ai.

Në kundërshtim me qëndrimin e deputetit socialist, Luçiano Boçi i Partisë Demoratike, e cilësoi një megaskandal ngjarjen e ndodhur në Rinas, aty ku u grabitën rreth 1 milion euro.

luçiano-boci

Sipas tij, kjo grabitje nxori në pah se u cenua siguria kombëtare e vendit. “Përballja me terrorizimin, i çfarëdolloj ngjyre të jetë ai mbetet një nga sfidat kryesore në përpjekën e tyre për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Vendi ynë ka qenë i angazhuar në plotësimin e marrëveshjeve. A ka sot një angazhim real konkret që merren me parandalimin dhe luftën me terrorizimin. A është sot Shqipëri asnjë vend i sigurt”, shprehet Boçi.

Më tej ai nënvizoi që: “Tek kthehemi tek ngjarja në Rinas, do thosha se ky realitet merr formë tjetër. Është për të ardhur keq për këto fakte dhe ndaj realitetit për luftën ndaj terrorizimit. Atë ditë nuk u grabitën vetëm miliona euro, policia duhet të merret në mënyrë të posaçme, por ishte siguria e milionave njerëz. Ky ishte një megasdakndal i vërtetë, pasi tek e fundit kjo qeverisje ka falimentuar. I ka shqyer kufijtë e Shqipërisë. Këtu hyn e del kujt ti dojë qejfi, edhe derri edhe dosa”, tha deputeti i PD-së.

11:57

Grabitja në Rinas, Çuko: Kompania private të ndërpresë kontratën

Ka nisur seanca plenare e cila në fokus ka marrëveshjen mes shtetit Shqiptar dhe SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit por kësaj seance nuk i mungon debate mbi ngjarjen në Rinas. Një tematikë që në nisje të seancës pati reagime. Në fjalën e tij deputeti socialist, Arben Çuko u shpreh se: “Të merren masa ndaj kompanisë private që është përgjegjëse për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit”.

Ai propozoi dy zgjidhje, prishjen e kontratës ose marrjen e garantimit të sigurisë në aeroport nga Policia e Shtetit, duke qenë se koncesionari ka dështuar në garantimin e saj.

arben cuko

Duke analizuan dinamikën e grabitjes, Çuko nënvizoi se për çdo udhëtar që kalon në aeroportin e Rinasit paguan për sigurinë nga 3 deri në 5 euro. “Në vit, kompania koncesionare merr 9. 5 milionë euro nga kjo tarifë”, shtoi deputeti i PS-së.

“Nga 3 deri në 5 euro për çdo fluturim paguan çdo shtetas që kalon në aeroportin e Rinasit. 9.5 milionë euro në viti paguhen për sigurinë. Ku i ka çuar këto lekë? Le t’ia lëmë Prokurorisë që të hetojë. Të ndërpritet kontrata ose të ribëhet kontrata e re”, u shpreh Çuko.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?