Ngjarjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për Vetting brenda llojit! Kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Kretari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, Bashkia e Tiranës sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit dhe do jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin e ardhshëm.
”Kjo është një bashki që sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin tjetër, në 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në ditën e vet më të mirë, jo perfekte. Kjo do të thotë që suksesi është dicka që padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar apo për të thënë që në 1 mijë e ca punë ka një që po diskutohet. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre nga 300 drejtorë dhe SPAK është shumë I keq kur të merr babin. Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave t’i thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër. Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka ccdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit”,-tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se ky është dhe një moment reflektimi. Ai nënvizoi se po shihet mundësia dhe për një vetting. Veliaj theksoi: ”Unë besoj që ky moment reflektimi për të patur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting. Për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetëdeklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri”.