Ngjela: Beleri nuk do të kthehet më në burg pas lejes
Avokati Spartak Ngjela, thotë se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht. Beleri u betua sot në Strasburg si eurodeputet. ”Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela.
Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, ku udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.