Ngjela: Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është i pakthyeshëm

Nga Spartak Ngjela/Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar.

Ne këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane.

Dhe kjo do vijojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne fakt kjo kohë është koha e kësaj shqiponje dy – krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këto simbol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër.

Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t’i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të mlrzitur janë.

Të gjithë janë drejt fundit. Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes parkthyshëm, tha dje Donald Trump.

Shqiponja dy krerëshe ka marrë udhën e triumfit të saj. Pas kësaj fotoje përditë do shihni sërish shqiponjën kastriotiane, ndërkombëtarisht të shfaqur me duar, si sfidën territoriale të mbi tetë milonë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?