Ngjela: Lidershipi i PD do likuidohet nga reforma në drejtësi ose bojkoti i zgjedhjeve
Avokat Spartak Ngjela, në një koment në Facebook shprehet se lidershpi i Partisë Demokratike rrezikon të likujdohet politikisht nga bojkoti i zgjedhjeve, ose nga reforma në drejtësi. Ai shkruan se zgjidhje për PD do të ishte largimi i drejtuesve aktualë dhe marra e partisë nga emra të rinj të papërlyer.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës në Facbook:
Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve: as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike; as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.
Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor. Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës. Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.
Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore.Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.
Po opozita çdo të bëjë? Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht
Tani nuk ka më asnjë shpresë mebkëtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit. Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.
Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike.
Atëherë, cila është Rruga? Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.
Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese. Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale? Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale. Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.