Ngjela: Pas reformës në drejtësi, duhet të nisë reforma intelektuale
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i cili njihet për mbështetjen e tij ndaj nismës për të reformuar sistemin e drejtësisë në vend, shprehet i mendimit se pasi të fillojë aplikimi real i reformës, në Shqipëri duhet të fillojë menjëherë vlerësimi i kapaciteteve shqiptare, për të filluar fenomeni i riformimit të intekualizmit shqiptar. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Ngjela thekson se mungesa e drejtësisë është shkaku kryesor i moszhvillimin aktual shqiptar dhe pasivitetit që ka shoqëria shqiptare për kontrollin e qeverisjes.
“Uzurpimi politik i drejtimit të shtetit shqiptar nga një klikë e korruptuar, është pasoja direkte e padrejtësisë shqiptare. Dëmi është kolosal, por ai ka mundësi të riparohet; dhe mund të riparohet vetëm nëse menjëherë do të fillojë në Shqipëri procesi intelektual i evidentimit të vlerave të larta intelektive shqiptare. Kjo sigurisht që ka lidhje të drejtpërdrejtë me botën akademike shqiptare, dhe me reformën në arsimin e lartë, mbi baza shkencore të mirëfillta. Korrupsioni dhe krimi shtetëror ka qenë deri tani armiku bllokues i njohjes së kapaciteteve intelektualuale shqiptare. Sot, bota akademike shqiptare është krejtësisht e paidentifikuar; dhe jo pa qëllim jashtë politikës. Është natyra korruptive e klikës shqiptare që ka krijuar politikën me antivlera. Epiqendra është Parlamenti shqiptar: përbërja e tij sot është antiintelektualiste”- shkruan Ngjela.
Në vijim avokati nënvizoi se duhet që, menjëherë pas Reformës, të fillojë inkuadrimi në politikë i botës aktuale akademike. “Mos mendoni se klika korruptive e ka ushtruar “dhunën” e saj pa një skemë mbytëse për zhvillimin shqiptar. Por pyetja që ngrihet në këtë rast eshte: a do të pajtohen me këtë fenomen të ri ata që do të mbeten në politikë pas fshesën antikorrupsion? Kjo mbetet për t’u parë. Por shqiptarët nuk duhet të jenë më pasive. Këtë herë shqiptarët po i shpëton Amerika nga kjo zgjedhë e brendshme, pas kësaj, ata duhet të jenë aktivë; dhe pjesëmarrës direkt në kontrollin e qeverisjes së tyre. Pasiviteti i tyre, mund ta përsërisë gjendjen; por ka edhe një garanci në favor të historisë: pushteti gjyqësor që sjell reforma, krijon premisa reale për aktivizimin serioz të shoqërisë shqiptare në kontrollin e qeverisjes politike në Shqipëri”- përfundon mendimin e tij, avokat Spartak Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

