Ngjela: Po pastaj çfarë do bëjë Berisha…

Nga Spartak Ngjela/Nëse Komisioni i Venecias do të sjellë vendimin e tij të prerë: “ligji i vetingut është i mbështetur plotësisht në kushtetutë”, dhe do ta sjellë këto ditë këtë përgjigje – çfarë duhet të bëjnë kundërshtarët që penguan historinë europiane të Shqipërisë?

Sali Berisha, dhe një varg firmëtarësh të padisë antiveting duhet të japin dorëheqjen nga politika; ndryshe do të vërtetonin armiqësinë e egër kundër prosperitetit europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dhe sigurisht që kjo do t’i rëndonte më shumë në krimet që kanë bërë me abuzimin e pushtetit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Kushtetuese duhet të japë dorëheqjen për pezullimin e ligjit të vetingut, sepse, në të kundërt, do të vërtetonte se, për të mbrojtur korrupsionin në Shqipëri, ka vonuar me kast historinë progresive të popullit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, a ka mundësi që Komisioni i Venecias ta quajë antikushtetues ligjin për vetingun?

Kjo është pamundësi absolute.

E para, sepse ajo është shprehur një herë për vetingun në rastin kur ky ishte ligj kushteturs; dhe e dyta, sepse sipas burimeve të mia të mirëinformuara, Komisioni i Venecias e ka marrë vendimin e pranimit të ligjit si plotësisht kushtetues, dhe pritet ta shpallë këto ditë.

Ndoshta me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptar në Berlin.

Koha e progresit europian shqiptar nuk mund të griset më nga asnjë lloj force regresive në Tiranë, kushdo qoftë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?