Ngjela: Rama të bëjë ndryshime në kabinet, nuk bëhet politikë me “fëmijë”

“Me këta nuk mund të bëhët, është politikë e nivelit shumë të lartë. Ai vetë nuk ka asnjë lloj eksperience, nuk ka kreacion politik, por s’ka as staf. Është i detyruar t’u kthehet politikanëve. Le të bëjë çfarë të dojë, por është në dështim”, u shpreh Ngjela.

Ai ndërkohë rithekson sërish se po tentohet të rehabilitohet figura e Enver Hoxhës, dhe propozon:

“E vetmja mënyrë sesi mund të shpëtojë nderin Lufta Nacional Çlirimtare është që kësaj t’i heqësh Enver Hoxhën. Në qoftë se e bashkon Enver Hoxhen me LANÇ, bie në makabritetin e tij. Sepse Enver Hoxha e ka tradhtuar atë luftë. Këta nëse duan ta shpëtojnë atë luftë, duhet të heqin Enver Hoxhën.”

Ngjela komentoi edhe raportet PS­LSI:

“Vazhdon korrupsioni, është akti i dytë korruptiv i LSI. Aktin e parë e kishte me koalicionin e Berishës, tani edhe aktin e dytë. Këta nuk gjejnë para, po nuk gjetën para, çfarë rëndësi ka që ti fiton me korrupsion? Po nuk ma ha mendja që është pengesë Meta për reformat që kërkon të bëjë Rama. Është Rama i paaftë për të bërë reformë”.

Ndërsa për bojktonin e opozitës shprehet: “Nuk i dihet se ku do dali skema, mund të ketë një tension bllokoazhi total”.

SHKARKO APP