Ngjela: Si do t’i fitojë zgjedhjet një ”non grata”? Rama është i qetë
Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt mandatit të radhës dhe nuk ka tension, kurse në krahun tjetër ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur non grata nga amerikanët?
”Ju e njihni psikikën e Saliut, psikika e tij transferohet në akuzë dhe është nivel i ulët, optika juridike s’i pranon fare akuzat e tij. Jo çdo denoncim është shkencor. Jo nga ata që nuk e dinë se çfarë është prova dhe akuza. Por sa e motivuar dhe profesioniste është një akuzë, se duhet provuar. Gjithçka brenda provës, jo çdo thënie është provë gjyqësore”, tha ai.
Kurse për zyrtarët e korruptuar u shpreh se mendonin se ishin të paprekshëm, ose që janë duke fshehur pasuritë nëpërmjet transferimit te të tjerët. ”Disa prej tyre mendojnë se janë të paprekshëm, disa janë fshehur apo i kanë fshehur pasuritë, duke i transferuar te të tjerët, me evazion fiskal. Por këta thoshin ‘jemi ne’, por tani këta që mendonin se ishin sundimtarët, e shikon se nuk kuptojnë se çfarë po ndodh apo do ndodhë”, thekson avokati.
Kurse për zgjedhjet e 11 Majit nuk sheh kundërshtar për mazhorancën. ”Rama e sheh të sigurt dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta. Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është non grata në Amerikë. Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta. Pyetja kryesore është se ja e kape korrupsionin, çfarë do bësh me të? Se në rast se e godet dhe vjen një palë tjetër që e vijon, atëherë çdo bëhet me të?”, përfundoi Ngjela për Report TV.