Ngjela: SPAK po vepron, kriminaliteti është rritur tek moshat e vogla

Avokati Spartak Ngjela, thotë se SPAK është duke vepruar dhe për të kriminaliteti në vend ka rënie. ”SPAK është në veprim. Ka qenë shumë i shpërhapur krimi dhe korrupsioni, ka dëmtuar shumë vendin dhe psikologjinë e popullit sepse ka qenë i pakontrolluar krimi në Shqipëri dhe gjenerojë vrasjet e paguara. Tani ka një rënie pas daljes së SPAK. Ka rënie të kriminalitetit”, tha ai në ”Report Tv”.

Sa i takon protestës së organizuar nga mbështetës të PD-së në Londër, teksa kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët, u shpreh se protesta nuk kishte pjesëmarrës. ”Nuk është se kishte ndonjë masivitet të madh, por po shohim se PD në Shqipëri nuk është në funksion të elektoratit të saj dhe të opinionit publik. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kuptohet se ka nevojë për lider, ndryshe nga PS që është e strukturuar”, tha ai.

Teksa u ndal tek msobindja civile që do të zhvillohet më 26 nëntor nga opozita, ai u shpreh se protestat drejtohen nga Sali Berisha. Sipas tij, PD është duke humbur përkrahjen me bllokimet e rrugëve, në një kohë që duhet të ishte në terren për zgjedhjet 2025.

”Kjo është shkatërrim, pse duhet ta bllokosh kryeqytetin, do të marrësh pushtetin, i drejton Saliu po ai është në regjim burgu dhe ku dihet se si e ka optikën e tij. Ata s’kanë idenë, është humbje ekuilibri dhe janë në favor të PS-së këto. PD vijon që të humbas përkrahje. Pushteti merret me votë, në vend që të organizohet për zgjedhjet që po vijnë bëjnë këto. Sali është arrestuarit nga SPAK që e paguajnë ndërkombëtarët. Nuk arrijnë asgjë, dëmtojnë veten dhe kam përshtypjen që nuk do të dalin shumë”.

SHKARKO APP