Ngjela: Z. Rama, mos bëni asnjë lëshim!

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokati Spartak Ngjela komenton negociatat mes PS dhe PD për reformën në drejtësi. Ai kërkon nga Kryeministri Edi Rama të mos bëjë asnjë lëshim

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

“Kjo është prova e Rames: E pranon dhe e mbështet Reformen për Demokracinë shqiptare, të propozuar nga Perëndimi atlantik, ose jo…

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka zvarritje, zoti Rama, shqiptarët po shkojnë drejt një varfërie ekstreme. Qeveria jote është në Embargo që të pranohet koncepti Europian i Drejtesisë dhe i antkorrupsionit. Koha tregoi se Berisha dhe tabori i tij, e urrejnë zhvillimin demokratik dhe Drejtesinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Po ti , zoti Rama? Kjo do kuptohet sot: jeni ose jo për prosperitetin shqiptar. Asnjë lëshim. Çdo lëshim është kundër interesit te zhvillimit europianoperëndimor të shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe është kyçje e shqiptareve në varfërinë e imponuar nga krimi shtetëror.

Nesër shqiptarët presin futjen e Reformes si draft në Patrlamentin Shqiptar. Votat atje janë të atlantizmit amerikanoeuropian dhe jo te Saliut”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?