Ngjela: Zheji njeri me talent, personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare

Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë të gazetarisë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Zhejit, duke e vlerësuar atë si një figurë me talent të spikatur dhe trashëgimtar të një tradite të gjatë shkrimtarësh dhe artistësh.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot befas dhe në moshë të re; ka vdekur Artur Zheji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare.

Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj.

Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij të gjerë dhe asnjëherë nuk u shty të imponohej, por që kuptohej që ishte njeri me talent dhe në rrjedhën e fisit shumë të iluminuar Zheji –  por sidomos djali i gjenialitetit Petro Zheji.

Po ndihem shumë i lënduar sepse Artur Zheji ka qenë nga miqtë e mi më të afërt.

Fli i qetë miku im se në qiellin e bukur të pret e gjithë aradha ZHEJI; një pjesë e  veçantë kjo e  iluminizmit kombëtar që u themelua shkencërisht në historinë e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?