Niko Peleshi firmos ndryshimet në qeveri, ja lista e emrave

Ndryshimet në disa drejtori apo poste në Ministri, janë firmosur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Lëvizje ka pasur që në postet e larta drejtuese në ekzekutiv, të lajmëruara ditë më parë edhe nga shtypi. Në mbledhjen e datës 28 shtator, qeveria e udhëhequr nga Peleshi, në mungesë të kryeministrit Rama, ka vendosur që Ervin Mete do të largohet nga detyra e zv/ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për t’u rikthyer si numri dy i Ministrisë së Financave. Për të krijuar hapësirë për Meten, qeveria ka larguar nga detyra Irena Beqirajn.

Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, Briseida Shehaj është larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’u emëruar zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ndryshimet kanë prekur edhe drejtimin e sistemit doganor. Pranvera Fagu është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, për t’u zëvendësuar nga Belinda Ikonomi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendimet e qeverisë, të botuara edhe në Fletoren Zyrtare, spikat mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama. Mbledhja e fundit e ekzekutivit është drejtuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?